Fruthi mbërrin në Kukës, i sëmurë një bebe 4 muajsh

630
Eshtë shfaqur në Kukës rasti i parë i dyshuar për fruth. Mjekët pediatër thonë se rasti është i izoluar deri në këto momente dhe priten përgjigjet e analizave për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për sëmundjen e fruthit.
Fëmija është një bebe 4 muajsh e gjysëm, i seksit mashkull. Ky është rasti i parë i dyshuar për fruth pas shumë vitesh në qytetin e Kukësit. Ndërkohë që në Tiranë deri tani janë shënuar 2 viktima.
Sigal