Frutat që i sjellin shkëlqim lëkurës tuaj, mos i ndani nga dieta e përditshme

529
Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tonë, por megjithatë edhe në pamjen e lëkurës.
Në veçanti janë disa frute që bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqej shumë, gjithashtu i sjellin lëkurës vitamine të shumta, përcjell Koha.net.

Boronica
Boronica është e pasur me fibra dhe vitamina A dhe C që i japin lëkurës tuaj ushqime të nevojshme.

Molla
Molla i sjell lëkurës tuaj shkëlqim, gjithashtu ka përmbajtje të madhe të kolagjenit me ç’rast promovon elasticitetin e lëkurës.

Shalqiri
I ëmbël dhe freskues që përmban 90% ujë. Shalqiri e ushqen lëkurën tuaj shumë nga brenda.

Banania
Bananet janë ndër ushqimet më të mira që përmbajnë kalium dhe minerale që i japin lagështi lëkurës tuaj.

Ananasi
Ananasi është përdorur gjithmonë si një bimë medicinale, pasi është bima e vetme që përmban një enzimë të quajtur ‘bromelain’, që lufton inflamacionin dhe ënjtjen e lëkurës.

Dredhëzat
Dredhëzat i japin shumë shkëlqim fytyrës tuaj, gjithashtu luftojnë rrudhat.

Kivi
Kivi përmban shumë vitaminë C, kjo bënë që t’i jep gjallëri dhe shkëlqim lëkurës.

Shega
Shega ndihmon në stimulimin e rigjenerimit të qelizave të vdekura.

Vishnja
Vishnja ndihmon shumë të luftoj radikalet, kështu duke ngadalësuar procesin e plakjes.
Sigal