Frroku para gjykatësve: Nuk jam alien

505
Gjatë procesit gjyqësor, ish-deputeti Mark Frroku ka thënë se “nuk jam alien si më përshkruan prokurori” dhe “së bashku me familjen kemi punuar me ndershmëri. Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen”, ka thënë më tej ai, duke e pasur fjalën për atë që akuzohet, “Vrasjen me paramendim në Belgjikë në 1999 të një shqiptari, pastrimin e parave, mos deklarimin e pasurisë”. Avokati i tij paraqiti sot prova të reja për çështjen, por në seancë ishte i pranishëm edhe vetë Frroku, që theksoi se akuzat ndaj tij janë “tendencioze, brutale dhe politike”
Sigal