Frroku mund të ndjek gjyqin për vrasjen në Bruksel, Belgjika ia lejon pjesmarrjen

447
TIRANE – Deputeti Kristian Demokrat Mar Frroku mund të ndjekë procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij në Bruksel ku akuzohet për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999.
Ka qenë ky vendimi i marrë këtë mërkurë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Belgjikë
Visha sqaroi se gjykata pranoi kërkesën e klientit të tij dhe pritet që pala shqiptare të zbatojë këtë vendim duke i krijuar mundësi deputetit të paraburgosur të udhëtojë drejt Brukselit në muajin tetor kur zhvillohet dhe seanca ndaj tij.
E njëjta kërkesë iu refuzua Mark Frrokut pak ditë më parë nga gjyqësori shqiptar, por tashmë me vendimin e palës belge ende nuk dihet se di do të veprohet.
A1Report ka kontaktuar dhe me Prokurorinë e Përgjithshme e cila nëpërmjet këshilltarit për mediat pranë prokurorit të Përgjithshëm u shpreh se: ende nuk janë njohur me këtë vendim dhe sapo ta kenë atë të zbardhur do të mbajnë një qëndrim.
Deputeti Kristian Demokrat prej më shumë se 4 muaj qëndron nën masën e sigurisë “arrest me burg” pasi prokuroria shqiptare nisi ndaj tij procedimin penal duke e akuzuar për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti dy dekada më parë në Belgjikë.
Vetë Frroku e ka mohuar disa herë këtë akuzë, por paçka kësaj Gjykata e Lartë ka vendosur që ai të qëndrojë me masë sigurie arrest me burg.
Avokati i deputeti Frrokut ka ndjekur kete te merkure seancen ne Gjykaten per Krimet e Renda ne Bruksel.
Sigal