Frederik Çuku: AKU në festat e fundivitit, përgjegjësi për siguri ushqimore në tregje

519
Sigal

Nga Përparim HALILI

 

         
Drejtim
punësh, që konfirmojnë përkushtim e seriozitet në kontrollin ushqimor në prag
të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

 

Edhe 48 orë kanë mbetur nga Krishtlindjet. Edhe 8 ditë
kanë mbetur, deri në Natën e Vitit të Ri. Por AKU e qarkut Fier e drejtuar me përkushtim,
profesionalizëm dhe përgjegjësi prej specialistit Frederik Çuko, mësohet se e ka
nisur para shumë ditësh ‘aksionin” për të garantuar maksimalisht e plotësisht
një treg ushqimor të sigurtë, duke e nisur kontrollin nga prodhimi dhe tregu i
shumicës që fut produkte nga rrethet e tjera të vendit, por edhe nga importi. Tregjet dhe prodhimi i Qarkut Fier
(Fier-Lushnjë-Mallakastër), janë epiqendra e tregut dhe prodhimit shqiptar.
Duhet theksuar e pranuar ky fakt, i cili vlerësohet edhe nga drejtuesit e AKU
të Shqipërisë dhe nga Ministri i Bujqësisë, prof. Edmond Panariti: Qarku Fier
ka një “hartë” të madhe territoriale, brenda të cilit ushtrojnë veprimtari
tregje bazë e masive ushqimore vendore, tregje sezonale, tregje kalimtare,
tregje ditore që futen nga zonat e tjera të vendit që blejnë e shesin me
shumicë. Por në çdo fundviti, ka edhe ngarkesë konsumi ushqimor, mbasi përveçse
ka volumin më të madh të prodhimit të produkteve ushqimore natyrale, familjare,
komunitare, zonale e agro-ushqimore, të cilët bashkëpunojnë me njeri-tjetrin,
me destinacion vetëm tregun që gjithçka ia ofron konsumatorit, ka edhe produkte
që “dynden” nga çdo zonë e vendit. Në këtë prag Krishtlindjesh e Viti të Ri, jo
vetëm drejtuesi Frederik Çuko, por gjithë ekipi që ai drejton, ka një
mision me kompleks, ka një detyrim e përgjegjësi më të madhe jo vetëm ligjore,
por edhe institucionale , sociale e qytetare, për të garantuar siguri ushqimore
në tregje e prodhim, duke bashkëvepruar me institucionet e tjera ligj-zbatuese
vendore e qendrore. Siç na thonë konsumatorët dhe institucionet e pushtetit
lokal, Autoriteti Kontrollit Ushqimor në Qarkun Fier, në këtë fundviti ka “instaluar”
kontroll të fortë e të përgjithshëm, të patolerueshëm në treg, duke mos
toleruar sigurinë, skadencën, manipulimin e origjinës dhe përbërjes së
produktit, etiketat dhe higjienën e produkteve të mjediseve të tregjeve.