FOTO+VIDEO/ Nis evakuimi i banorëve në urën e Gjolës, si u shpëtua 9-vjeçarja e paralizuar

648
Të zënë në befasi nga lumi Derven dhjetëra familje në afërsi të urës së Gjolës po evakuohen në këto momente.
Raportohet se emergjencat civile kanë mundur të shpëtojnë edhe një vajzë 9-vjeçare e cila nuk mund të lëvizte për shkak se ishte e paralizuar. Si të mos mjaftonte Lorna Hoxha prej dy ditësh i ishte nënshtruar edhe një operacioni në stomak çka e vështirësonte gjendjen e saj.
Kujtojmë se nga dalja e lumit Derven janë përmbytur 1500 familja, ndërsa situata më problematike ishte në urën e Gjolës.
Sakaq Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave informon se aksi Fushë Krujë-Krujë është hapur dhe aktualisht nuk paraqet probleme.
Sigal