FOTO+VIDEO/ Gurë e gaz lotsjellës, banorët e Astirit përplasen me policinë

532
Sigal

Tensione mes banorëve të Astirit dhe policisë. Në një kohë kur sot IKMT ka nisur aksionin për shembjen e disa objekteve në këtë zonë, që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët kanë kundërshtuar.

Këta të fundit kanë bërë rezistencë, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje.

Nga përplasja e dhunshme, policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi numrin e të shoqëruarve.

Nga disa pamje  shihet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve, ndërsa banorët i kanë vënë zjarrin dhe një tende.