Fotot nga dogana – Pushuesit shqiptarë torturohen në diell, 5 km rradhë

564
Para se të hapet sezoni turistik në vend, pushuesit vinë në Shqipërinë apo edhe për të kaluar nga Shqipëria në Malin e Zi për të kaluar fundjavën apo ditët e pushimit, duhet të presin me orë të tëra në doganë.
Radhë të gjata kilometrike regjistrohen në kufirin me Malin e Zi në doganën e Muriqanit pasi autoritetet malazeze po punojnë me një sportel.
Nga qytetarët në vendin e ngjarjes mësohet se radha ka shkuar në rreth 5 km e për pasojë atyre u duhen orë të tëra pritjeje. Thënë ndryshe pushimet po i kalojnë në kufirin shqiptaro-malazez.
Me këtë problem përballen si shtetasit shqiptarë ashtu edhe ata kosovarë dhe më gjerë.
Sigal