Fotot horror/ Berisha: Ja si u masakrua gazetari nga bandat e qeverisë për shkrimet kritike

609
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot dhunimin e një gazetari nga Kavaja.
Në “Facebook”, Berisha ka publikuar fotot dhe thotë se Dritan Kanapari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës është masakruar nga bandat e qeverisë për shkrimet kritike ndaj pushtetit.

Ish-kryeministri i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet dhe të vendosë para ligjit autorët.
“Kjo është liria e shtypit në narko-shtetin e Noriegës!
Të dashur miq, ky është gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës, Dritan Kanapari, që u masakrua parmbrëmë nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.
Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bëj thirrje prokurorisë së Shtetit të nisë menjëherë hetimet për gjetjen dhe ndëshkimin e merituar ligjor të autorëve të këtij krimi të shëmtuar ndaj lirisë së mediave!”, shkruan Berisha.


Sigal