Fotolajm/Xhisiela i la të birin në burg, deputeti i PS-së shkon me paterica në Prokurori

563
Sigal

Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja është fotografuar sot me paterica teksa ka dalë nga Prokuroria.

Fotoja është shkrepur nga fotografi Agim Rama. Ai  shkruan se deputeti i PS-së ka qenë me paterica pasi ka pasur këmbën e thyer.

Mësohet se Rraja ka qenë në prokurori në vijim të hetimeve për çështjen e Xhisiela Malokut, pas kallëzimit të së cilës, djali i tij, Rexhep Rraja është lënë në “arrest me burg” për “përndjekje”.