FOTOLAJM/ Korea e Jugut bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën

711
Do të nisin sot në Korenë e Jugut Lojërat Olimpike Dimërore që do të zgjasin për 16 ditë, nga data 9 deri më 25 shkurt. Pjesëmarrës në këtë eveniment ku do të garohet për 50 sporte të ndryshme do të jenë edhe Shqipëria me Kosovën.
Para se të nisin garat, dy delegacionet kanë shfrytëzuar mundësinë për të shkrepur një foto së bashku. Dikush me ngjyrat kuqezi dhe të tjerët blu por pak rëndësi ka, të gjithë bëjnë me duar simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë dy përfaqësuesve sa më shumë fat e të kthehen me medalje në vendet e tyre.
Sigal