FOTOLAJM/ Ja si do të duket sheshi “Skënderbej”

464
Tirana do të ketë një shesh të sajin qendror të dedikuar tërësisht këmbësorëve dhe që me gurët dhe bimësinë që do të popullohet, do të simbolizojë të gjitha krahinat shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot në prani edhe të kryeministrit Edi Rama, projektin e sheshit të ri “Skëndërbej”, zbatimi i të cilit do të nisë nga muaji qershor, pasi të jetë diskutuar më parë me të gjithë qytetarët e Tiranës. Projekti i prezantuar do të realizohet në 12 muaj dhe do ketë shtrirje sipërfaqësore që do të përfshijë brenda edhe pjesë të Unazës së Vogël. Për të evituar dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte te vogla të ndryshme.
Sigal