Fotografim qytetarëve në pikat e kalimit kufitar për parandalimin e terrorizmit

456
Lidhur me kontrollin ndaj personave të dyshuar që hyjnë apo dalin nga vendi, Ministria e Brendshme ka depozituar në Kuvend një draft që parashikon shtimin e masave në kufi. I referohemi një drafti i cili parashikon pajisjen shtesë monitorimi në pikat e kalimit kufitar, me theks të veçantë për të parandaluar raste të mundshme terroriste. Këto pajisje shtesë do të jenë kamera që do të monitorojnë personat e dyshuar, kryesisht ata me prirje radikale apo ekstremistët. Këta persona do të jenë nën fokusin e kamerave dhe do të filmohen e fotografohen deri në momentin e kryerjes së identifikimit të saktë. Në pr/ligj parashikohet edhe që personat që shoqërohen për verifikim në pikat kufitare, do të informohen për procedurën dhe arsyen e kontrollit
Sigal