FOTO/ Zbulohet laboratori i drogës, kapet shqiptari. Ja emri

483
Karabinierët zbulojnë laboratorin e drogës, kapet shqiptari me heroinë të pastër në Foggia.

Tre persona, përfshirë një shqiptar 29-vjeçar, kanë përfunduar në pranga, teksa karabinierët në Foggia kanë zbuluar një laborator droge. Shqiptari i arrestuar quhet Tefik Lecini (në rreth), banues në Barile, ndërsa të tjerët janë i zoti i ndërtesës ku është ngritur laboratori, Massimo Bruno, 47 vjeç, dhe një grua rumune, Mirabela Ciocodan, 30-vjeçare.

Në laborator është kapur 620 gramë heroinë e pastër, e cila, sipas tabelave, do të ndahej në në 906 doza, plus një sasi tjetër e papërgatirur ende, gjithsej rreth dy kile e gjysmë, me të cilën mund të arrihej në 2515 doza.

Gjykata e Foggias ka lënë në burg dy burrat, ndërsa gruaja, nënë e dy fëmijëve të vegjël, është lënë në arrest shtëpie, në pritje të procesit gjyqësor.
Sigal