(FOTO) Vijon shembja e godinave të pabanueshme në Durrës me shpërthim të kontrolluar

115

IKMT në bashkëpunim me ekipet xheniere të Forcës së Armatosura kanë nisur shembjen e pallateve të klasifikuar si të pabanueshëm nga lëkundjet e forta të një jave më parë, të tërmetit me magnitudë 6.4 righter.

Një prej pallateve, ky që shihni në foto do të shembet nga ekipet xheniere të Forcës së Armatosura me shpërthim të kontrolluar. Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, shihen ekipet e FA të cilët po hapin gropat në mur për vendosjen e lëndës plasëse.

Zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se prej ditës së djeshme ekipet xhenio kanë përcaktuar vendet dhe detajet e ndërhyrjes në godinë. Gjithashtu apelohen mediat që për arsye sigurie të Për respektojnë perimetrin e sigurisë të vendosur paraprakisht nga strukturat përkatëse.foto galeri

foto galeri