FOTO/ Situatë e rënduar në Krujë, FA evakuon 23 persona bashkë me foshnjën 5-muajshe

554
Forcat e Armatosura të Ushtrisë kanë evakuuar gjatë natës 23 persona në zonën e Llixhave në Krujë. Në mesin e 23 personave të evakuuar është edhe një foshnjë 5 muajshe.
Gjate natës, te paktën 50 forca te ushtrisë shkuan pranë banoreve te Fushe Krujës qe ishin pushtuar nga uji dhe prisnin te evakuoheshin.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije janë ndihmuar dhe janë evakuuar banoret qe ishin e rrezik. Deri tani në të gjithë vendin janë evakuuar 315 persona.


Sigal