FOTO/ Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

195
Pas dy tërmeteve të rënë gjatë ditës së djeshme me epiqendër në zonën e Kukësit, sot ka rënë një tjetër tërmet.
Këtë herë lëkundjet janë ndjerë në Shqipërinë e mesme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit që mat edhe lëkundjet, epiqendra e tërmetit këtë herë ka qenë në Librazhd.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:25 të mëngjesit dhe kanë qenë 7 kilometra në perëndim të Librazhdit.
Tërmeti ka qenë i shkallës 2.5 rihter me thellësi 1 kilometër. Nuk ka pasur dëme.