FOTO/ Reshje dëbore në Rrugën e Kombit, borëpastruese në terren për mirëmbajtjen e aksit

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë pasditen e sotme edhe segmentin Rreps-Morinë. Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka qenë e angazhuar për pastrimin e këtij aksi rrugor.

Borëpastrueset kanë qenë në terren, duke mundësua pastrimin në kohë të rrugës Milot-Tuneli i Thirrës nga dëbora.

Ndërhyrja e menjëhershme e grupeve të specializuara ka bërë që situata të kalojë pa probleme.

Ndërkohë është e domosdoshme që të informohen qytetarët, të pajisen me goma dimërore, zinxhirë, të respektojnë Kodin Rrugor dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Segmenti Milot – Tuneli i Thirrës
Menjëherë pasi filloi bora në ora 14:15, tre borëpastruese dolën nga tuneli i Thirrës deri në Fan dhe realizuan dy rrugë (vajtje-ardhje). Rrugën e tretë ato realizuan një itinerar të tillë ku dy borëpastruese shkuan deri në Reps ( karburant NBT) dhe njëra u kthye në Fan në drejtim të tunelit. Në ora 14:35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, kanë bërë një rruge deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps-Tunel ku ka reshje bore.

Sasia e reshjeve ka qenë afërsisht 10cm me intensitet të lartë.
Segmenti rrugor është në asfalt dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor. (Një kamion që kishte defekt teknik i është dhënë ndihma e parë nga grupet e specializuara në terren dhe s’ka asnjë problem me qarkullimin)

Për momentin skema e borëpastrueseve është 4 automjete që bëjnë segmentin Fan–Tuneli i Thirrës, 3 të tjera shkojnë deri në Reps (karburant NBT).

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës (deri tani janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë.
Temperaturat janë në shkallën 2-4 gradë celsius dhe reshjet e dëborës janë pakësuar disi.

Segmenti Tuneli i Thirrës-Morinë
Në këtë segment sasia e reshjeve të dëborës është afërsisht 15cm,
Rruga është e kalueshme dhe po punohet me ritme të larta për pastrimin e borës.
Në terren janë 10 borëpastruese të cilat janë duke pastruar dëborën dhe po hedhin kripë.
Deri tani janë hedhur afërsisht 18 ton kripë.
Problematika të vogla kanë ndodhur në këtë segment, si përplasje makinash, apo defekte të makinerive të larta.

Ndërhyrja e menjëhershme e grupeve të specializuara ka bërë që situata të kalojë pa probleme.
Ndërkohë është e domosdoshme që të informohen qytetarët, të pajisen me goma dimërore, zinxhirë, të respektojnë Kodin Rrugor dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Kamionët duhet të jenë domosdoshmërisht të pajisur me zinxhirë dhe në asnjë mënyrë të parakalojnë apo të ecin më shpejtësi.
Faleminderit.