FOTO/ Qytetarët i zënë vendin Ramës e Bashës në Parlament, mesazhet që japin

856
Në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, salla e seancave plenare të Kuvendit ndryshe nga herët e tjera është mbushur me qytetarë në vend të deputetëve e ministrave, siç jemi mësuar të shohim gjithnjë.
Kjo traditë e përvitshme e dyerve të hapura, ka bërë që qindra qytetarë, të dynden drejt këtij institucioni ku gatuhen hallet e vendit.
E në vend të atyre që bëjnë politikë e japin shpeshherë mesazhe jo aq të pëlqyera, qytetarët i kanë të qarta idetë se si mund të përparojë vendi.
WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.53 – Copy
“Parlamentarët tanë duhet të mbrojnë kombin dhe të bëjnë popullin dhe jo karriget e tyre, atëherë do ecë Shqipëria”,- u shpreh një i moshuar.
E pyetur nga gazetarja Marsela Karapanxho nëse kishte ndjekur ndonjëherë seancat e Kuvendit, një vajzë e vogël pohoi se kishte rastisur që të dëgjonte fjalor fyes prej deputetëve.

“Babi e ka ndërruar televizorin kur deputetët nisin të sharat”,- tha ajo.
“Grinden me njëri-tjetrin dhe asgjë nuk bëjnë. Njëri shiti detin, tjetri shet Gollobordën, njësoj janë”,- tha një tjetër i moshuar.
Meri Fanku shefja e sallës së seancave plenare, në krye të detyrës edhe sot tha se pikërisht kjo është një ditë ku duhen kujtuar burrat e shtetit.
Sigal