FOTO/ Pëson defekt – Trageti me shqiptarë ngec në mes të detit

168
Trageti Adria Ferries që është nisur mbrëmjen e djeshme nga Ankona me destinacion portin e Durrësit, pritet të mbërrijnë në Durrës gjatë paradites së nesërme.

Mësohet se aktualisht trageti ndodhet në ujërat ndërkombëtare dhe mbërritja e tij në Durrës nuk mund të ndodhë para orës 11:00 të ditës se dielë. 

Trageti në fjalë ka pësuar defekt në njërin nga motorët dhe për këtë arsye po lundron me shpejtësi të ulët. Ekuipazhi i tragetit ka marrë masa për furnizimin e pasagjerëve me ujë dhe ushqime.