FOTO/Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë. 4 fëmijë të asfiksuar

428
Sigal

Një banesë 3 katëshe në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët ditën e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e zjarrit kanë mbetur të asfiksuar 4 fëmijë të vegjël.

 

 

Banesa dyshohet se është përfshirë nga flakët pas një shkëndije elektrike.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se fëmijët e vegjël kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga zjarri janë djegur 4 hyrje dhe katër familje kanë mbetur në qiell të hapur. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikësja e Krujës dhe ajo e Vorës si dhe disa bote uji të bizneseve private të Fushë-Krujës.

 Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, ka qenë e pamundur të evitohej djegia e tërë katit pasi zjarri i favorizuar nga era dhe nga materialet drusore të stazhionuara është përhapur me shpejtësi.

Shkak i zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.