FOTO/ Parashikimi i motit! Vishuni trashë, ja si do jenë temperaturat 4 ditët e ardhshme

599
Edhe në fundjavë vendi ynë do të përfshihet nga një mot kryesisht të vranët dhe me të reshura.
Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por, për shkak që vendi ynë ndodhet ndërmjet masave të ftohta ajrore dhe atyre më të ngrohta, parashihet të kemi reshje të përziera shiu dhe bore, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Sot në mbrëmje, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë, që do të vazhdojnë edhe herët në mëngjes të dielën.
Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta ajrore arktike do të shtrihen gradualisht edhe mbi vendin tonë, duke sjell mot më të ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohet mundësia që vende-vende të ketë edhe reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku maksimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e ato maksimale në fundjavë do të zbresin deri në -1C, e në fillim të javës së ardhshme deri në -5C.
Era do të fryjë mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.


Sigal