FOTO/ Në tenxhere e kasaforta, ja si ishin fshehur paratë e grabitura nga bankat

509
Kontrolle të shumta janë duke u bërë nga policia në lidhje me kapjen e grabitësve të bankave dhe gjetjes së parave. Aksioni është duke u zhvilluar në Tiranë, Vlorë, Tepelenë, e zona të tjera ku dyshohet se kishin aktivitet personat e arrestuar dhe në kërkim.

Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Sigal