FOTO/ Në panik nga tërmeti, shqiptarët kalojnë natën nëpër makina, nxjerrin nga shtëpitë dyshekët

602
Sigal

Mbrëmjen e djeshme pati sërish lëkundje sizmike në vend, të cilat u ndjenë në Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

Shumë qytetarë shqiptarë Qytetarët shqiptarë u alarmuan dhe menjëherë u larguan nga banesat e tyre. Sheshet kryesore të qyteteve u mbushën me qytetarë të cilët ishin në ankth.

 


Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e djeshme në orën 21:15.

Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz.