FOTO/ Në gjendje të rëndë, një qytetar sillet me helikopter në QSUT

595
Është dashur ndërhyrja e helikopterit që një i moshuar në gjendje të rëndë të sillet nga malësia e Tiranës për në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Mësohet se një me inicialet A. A., 70 vjeç nga Zall Dajti, është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt QSUT-së.
Pacienti ndodhej në kushte ekstreme, i bllokuar nga lumi prej orës 02:00 të natës.
Bëhet e ditur se, qytetari me iniciale A. A., ishte në gjendje të rëndë dhe i diagnostikuar me hipergliçemi diabeti, konfuz dhe kardiopatik.
Sigal