FOTO/ Makinat përplasen dhunshëm, thyen shtyllën elektrike, njëra përfundon në kanal

162

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë mbrëmje, këtë herë në fshatin Çiflig të Korçës.

Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga syri.net, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, pasi më parë është përplasur me shtyllën elektrike, që ka mbetur e thyer.

Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë që goditja ka qenë e fortë, duke sjellë edhe shkatërrimin e automjeteve.