FOTO/ Lajme të mira nga moti për pasdite dhe nesër. Ja sa do jenë temperaturat

766
Ditët me diell do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave. Ndërsa ishte parashikuar që sot se në zona të ndryshme të vendit të kishte reshje lokale, temperaturat do të jenë në nivele të larta.
Sipas parashikimit të Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk do të ketë më reshje shiu, të paktën deri nesër në darkë.
Parashikimi i motit për sot e nesër:

Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 22 °C
në vendet e ulëta: 10 / 21 °C
në vendet malore: 5 / 20 °C

Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, deri mesatare në bregdet.
Rreziku i zjarreve
Sot pasdite dhe nesër pritet një rritje e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve pritet të arrihet niveli “I ULËT” i rrezikut për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).



Sigal