FOTO LAJM/ Patriarku rus Kirill nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Presidentin…

452
Patriarku rus Kirill ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, e para e një patriarku rus në Shqipëri.
Pritja e parë atij i është bërë në Kishën Ortodokse nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Për herë të parë, një meshë e shenjtë në Katedralen Ortodokse Shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”, bashkëdrejtohet nga Patriarku i Rusisë Kirill dhe Kryepeshkopi Anastaj Janullatos.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri dhe në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të një Patriarku të të gjitha Rusive.
Vizitën në Tiranë, Patriarku Kirill e ka vlerësuar si pikënisjen e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy kishave.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, rikujtoi shndërrimin e Shqipërisë në një vend ateist, vendim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit të asaj kohe. Por me ardhjen e pluralizmit politik pas vitit 1991, Kisha u ringjall.
Pjesë e vizitës në Shqipëri, janë edhe takimet me krerët më të lartë të shtetit.
Kirill do të qëndrojë në Shqipëri dy ditë, ku do të takohet edhe me krerët e shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama.
Sigal