FOTO LAJM/ Ja cili është majori i Kodhelit që kërcënoi gazetarët në Shkodër

101
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në “Facebook” foton e një ushtaraku, të cilin e akuzon se ka kërcënuar gazetarët gjatë operacionit për nxjerrjen nga Liqeni i Shkodrës të helikopterit të rrëzuar të FA-ve. Berisha i referohet një denoncimi nga “gazetari dixhital”, i cili thotë se nuk u lejua të filmonte momentet e nxjerrjes së helikopterit nga majori në fjalë. Ai madje shkon më tej duke thënë se është kërcënuar nga major Ibri me ‘prerje koke dhe futje në llucë’. “Gazetari dixhital denoncon: Zëdhënësin e Mimit dhe gjeneral trafikut, që i kërcënon gazetarët me jetë; i kërcënon si taleban se do t’u presë kokat dhe do t’ua fusë ato në llucë. I bëj thirrje Prokurorisë të nisë me urgjencë hetimet ndaj tij”, shkruan Berisha. Ndërsa, mesazhi i mbërritur te Berisha shkruan: “Përshëndetje doktor! Ky në foto është major Ibri, ‘tmerri’ i gazetarëve dhe i operatorëve, dhe që na kërcënoi me jetë gjatë nxjerrjes së helikopterit. Ky ‘trimi’ na dha se në qoftë se e filmojmë do të na presë kokat dhe do të na i fuste në llucë”.