FOTO/ Kapet një peshkaqen tigër në Durrës, gjallesa peshon 102 kg

655
Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë. Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen tigër që peshon plot 102 kg.
Menjëherë peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit.
Peshkatarët durrsakë thanë se peshkaqeni ra në rrjetën e tyre në një distancë prej afro 450 metrash nga bregu.
Ky është rasti i tretë brenda 10 ditëve që kapen peshkaqenë, çka të bën të mendosh se numri i kësaj specieje në ujërat e detit Adriatik është shtuar.


Sigal