FOTO/ ‘Kafshimi’ i Tokës mbi satelitin, ja si është dukur mbrëmë eklipsi i Hënës

99
I shumëpritur ’Kafshimi’ i Tokës ndaj të vetmit satelit të tij është dukur pothuajse në të gjithë vendin.
Ky ishte eklipsi i fundit i vitit për Europën, ndërsa përtej oqeanit pritet me padurim spektakli i eklipsit total të diellit në 21 gusht, tek ne kjo e 7 gushtit ishte e fundit.

Na duhet të presim 27 korrikun e 2018, kur do të kemi një eklips total të hënës. Ndërkohë eklipsi i Hënës ka nisur pothuajse rreth orë 19:20 minuta, por tek ne është parë në momentin kur ka dalë Hëna rreth orës 20:12 minuta duke arritur kulmin në 20:20. Ja disa foto nga eklipsi i mbrëmshëm i hënës.