FOTO/ FA evakuojnë familjen në Ferras, mes tyre një e moshuar e verbër

149
Forcat e Armatosura që prej mbrëmjes së djeshme janë në gatishmëri për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga përmbytjet që përfshin vendin gjatë 48 orëve të fundit.
Gjatë ditës së sotme, ata kanë bërë të mundur edhe evakuimin e një familjeje në komunën Ferras, të qarkut të Fierit.
Familja, siç bëhet e ditur nga burimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, u shoqërua në qendrën e rehabilitimit. Mes katër anëtarëve të familjes ishte edhe një e moshuar, e verbër.