“Foto e kreut të PS-së së Kavajës duke drekuar me 2 trafikantët e kokainës”

535
Në rradhën e denoncimeve, Ish-kryeministri Berisha publikoi dje disa foto të një aksioni policor, që sipas tij u mbyll me arrestimin e dy trafikantëve të kokainës.

Gjithashtu Berisha aludoi se ata po përdornin mjetin e kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Dajës. Pas publikimit disa media e kanë përgënjeshtruar postimin e Berishës, por ky i fundit, ditën e sotme ka nxjerrë edhe një foto të Dajës me disa persona që drekojnë bashkë, duke pretenduar se personat në foto janë trafikantët e arrestuar.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital pergenejshtron mediat:
-tregon te verteten per makinen e Gentjan Dajes qe u kap mbreme me kokaine

– dergon dhe foton, ne te cilen Gentian Daja po drekon me te dy bashkepuntoret e tij qe u arrestuan nga antidroga ne makinen e tij pasi u gjeten me kokaine! sb

“Mirmengjes doktor.Per informacion dhe per te pergenjeshtruar gazetaret dhe halabaket e rilindjes.Audi i kapur mbreme eshte prone e Gentian Dajes por per arsye qe dihen nuk e ka regjistruar ne emrin e tij personal por ne emer te shoferit te tij personal dhe te familjes i cili quhet Bledar Qerosi i cili ka qene dhe shofer i kuvendit ne sherbim te ish deputetit socialist

Pershendetje z Berisha ne kete foto Gentian daja me 2 djemt qe u kapen sot me kokaine Rem shabani dhe redi duka”
Sigal