FOTO/ E frikshme në Fushë-Krujë, çahet asfalti, shembet ura e Drosë

494
Apel për ndihmë vjen nga Fushë-Kruja, ku situata paraqitet shumë problematike. Mësohet se lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë.
Mësohet se ura është shembur mbrëmë, ndërsa pamjet janë tepër dramatike. Ura është në rrugën dytësore Fushë-Krujë-Milot, lidh 4 qytete; Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot. Shkak i shembjes është bërë niveli i lartë nivelit të ujit të lumit, i cili është i rrëmbyeshëm, ndërkohë e ka ‘ndihmuar’ edhe amortizimi.
Raportohet se tre lagje janë përmbytur nga reshjet e dendura. Mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që qyteti i Fushë-Krujës përmbytet.
Ura e drose ne fushe-kruje
Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Ka shumë familje që kërkojnë ndihmë. Vetëm në fshatin Feminë janë 50 familje që kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi. Sakaq, në shumë zona mungon energjia elektrike.
Sigal