FOTO/ Dita e Ujit të Bekuar festohet edhe në Elbasan, i riu Anton Halili kap kryqin

632
Dita e Ujit të Bekuar, ç’ka presupozon pagëzimin e Jezu Krishtit, është festuar edhe në qytetin e Elbasanit. I pranishëm ishte edhe hirësia e tij At Andoni, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, i cili përshëndeti besimtarët e pranishëm në hedhjen e kryqit.
Edhe këtë vit ceremonia është zhvilluar në një kompleks sportiv në periferi të qytetit të Elbasanit.

Shumë besimtarë ishin mbledhur te pishina e këtij kompleksi pas pagëzimit të kryqit, ku njëri nga priftërinjtë e ka hedhur atë në ujin e ftohtë të pishinës, ku temperaturat ndryshe nga vitet e shkuara sivjet shënonin 10 gradë celsius.
Kanë qenë disa të rinj që janë hedhur në pishinë për të kapur kryqin dhe ishte një besimtar nga qyteti i Elbasanit ai që ka kapur kryqin. Përveç krenarisë të të shpallurit fitues, Anton Halili është shprehur se kryqi i bekuar të cilin do ta mbajë në shtëpi për një vit uron që t’i sjellë fat, shëndet dhe mbarësi në familjen e tij, por nuk ka lënë pa harruar të urojë të gjithë besimtarët për këtë ditë të bekuar për besimtarët.
Pas këtij rituali të gjithë besimtarët kanë uruar të riun për një vit të mbarë, ndërsa kanë marrë me vete nga një shishe të mbushur nga uji i bekuar ku është hedhur edhe kryqi pagëzues.
Në qytetin e Elbasanit ceremonia e hedhjes së Kryqit në Ujë zhvillohet paralelisht nga dy kisha. Hedhja e Kryqit në Ujë, për besimtarët ortodoksë simbolizon ritin e përvitshëm të liturgjisë hyjnore të pagëzimit të Jezu Krishtit.
Sigal