FOTO/ ”Delirant, histerik”, Tirana mbushet me parrulla kundër Erion Veliajt

603
Sigal

Së fundi në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit janë vendosur disa parrulla kundër Erion Veliaj nga persona të panjohur.

Në to, shfaqet një foto e kryebashkiakut të Tiranës me mbishkrimin ‘Mjaft’ dhe disa fjalë fyese që ai ka përdorur ndaj protestuesve të ‘Unazës së Re’ dhe qytetarëve të tjerë, si: Shpellar, dështak, vandal, nazist dhe sharlatan. Parrullat janë ngjitur nëpër shtyllat e ndriccimit të rrugës apo në koshat e plehrave.

Veliaj është vënë në qendër të kritikave së fundi, për mënyrën sesi ka tentuar që të interferojë te protesta e banorëve të Astirit, të cilët tashmë prej një muajsh dalin në rrugë në mbrojtje të pronave dhe të banesave të tyre.

Veliaj është munduar me të gjitha mënyrat që të joshë disa prej tyre në mënyrë që t’i përccajë ata dhe më pas të arrijë të realizojë qëllimet e tij finale, që janë prishja e banesave dhe nisja e punimeve për 2.2 kilometra rrugë që do të na kushtojnë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit.