FOTO/ Dëborë në prag të pranverës, kryeqytetasit shijojnë Tiranën “veshur në të bardha”

496
Dëbora ka “pushtuar” Shqipërinë, dhe kryeqytetin e saj Tiranën me një furi të madhe dhe flokë të mëdha.
Në orën 15:50 një dëborë e dendur nisi të mbulonte rrugët e Tiranës, pamje e cila u ndoq me dëshirë nga mijëra qytetarë.
Duke qenë se rënia e dëborës në Tiranë është një fenomen i rrallë, kurioziteti për ta shijuar është akoma më i madh. Kryeqytetasit kanë dalë në rrugë për të shijuar këtë mbasdite me dëborë në Tiranë.
Ashtu si edhe një vit më parë, flokët e dëborës pushtuan Tiranën me dendësinë dhe magjinë e tyre, si një bekim në fund të dimrit dhe në prag të çeljes së pranverës.
Sigal