FOTO/ Dëbora zbardh Dardhën, Voskopojën dhe Ersekën

543
Sigal

Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja të mbulohen nga bora e cila ka arritur nga 5-10 cm.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.