FOTO/ Dalin pamjet e para të nëndetëses austro-hungareze, mbytur 101 vjet më parë në Shqipëri

539
Këto janë 2 fotot e para që vijnë nga thellësia e ujërave shqiptare të nëndetëses austro-hungareze të mbytur 101 vjet më parë, fryt i punës së kërkuesve shqiptarë, amerikanë dhe çekë.
Autorn Tare, Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, e dha lajmin në rrjetet sociale sot. Ai shkroi:
“Edhe pse një ditë me vonesë nga Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, po postoj 2 foto nga ekspedita e përbashkët shqiptaro-çeke për identifikimin e nëndetëses austro-hungareze SMU-16, mbytur në ujërat shqiptare në tetor të 1916-ës.
Relikti u gjet nga kërkimet shqiptaro- amerikane 3 vite të shkuara. Ndërkohë, për identifikimin e plotë po kryhet një ekspeditë profesionale, ku në ndihmë kemi edhe fotot dhe skicat e nëndetëses të ardhura nga Arkivi i Luftës i Gjermanisë.
Këto janë 2 fotot e para, që vijnë nga thellësia e ku për herë të parë, njeriu është kaq pranë nëndetëses së mbytur 101 vjet më parë.
SMU 16 e ndërtuar në Gjermani është nga nëndetëset e para të ndertuara për luftën jokonvecionale. E përdorur në misione zbulimi përgjatë Adriatikut, u mbyt 101 vjet të shkuara, por misteri i mbytjes së saj ende vazhdon.”


Sigal