FOTO/ Bebe Rexha lë Shqipërinë: Ndihem e lodhur, por zemra imë është plot

234

Me anë të një postimi në Twitter këngëtarja Bebe Rexha ka shkruar se po kthehet në Amerikë, por zemra e saj është e mbushur plot.

Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja vizitoi Shqipërinë në zonën e Bubqit duke parë nga afër banorët e këtij fshati dhe shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Ajo gjithashtu tha se do të ndërtojë një shtëpi si edhe një shkollë në atë zonë, duke u shprehur që edhe pse ka lindur në Amerikë ajo e ndjen veten shqiptare.

Takimi i saj në Bubq u mbyll me dhurimin e ëmbëlsirave në drejtim të fëmijëve, duke i lumturuar së tepërmi vogëlushët e vegjël në këto ditë shumë të vështira që po përjetojnë.