FOTO/ Atmosferë festive në Korçë, zbukurohet qyteti

537
Qyteti i Korçës i njohur ndryshe si qyteti i serenatave ka marrë një pamje tjetër me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Qyteti është zbukuruar me drita dhe dekorin e ri, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Rrugët kryesore të qytetit, duke përfshirë edhe disa ndërtesa të rëndësishme dhe historike kanë marrë tjetër pamje, duke sjellë një atmosferë festive mjaft të këndshme.
Këto zbukurime ia kanë rritur edhe më tepër gjallërinë qytetit, duke bërë që të marrë pamjen e një qyteti që feston.
Sigal