FOTO/ Ankthi i përmbytjes, djemtë e Dajçit tërë natën roje tek argjinatura

684
Argjinatura e Pentarit në Dajç të Shkodrës është mbikqyrur natën e kaluar nga të rinjtë e zonës. Në një segment të saj, gjatë orëve të natës ka rezultuar se nuk po mund ta mbante më presionin e ujit.
Duke parë rrezikun e çarjes së argjinaturës, të rinjtë kanë vendosur ta përforcojnë pavarësisht motit me shi dhe errësirës. Kështu, ata kane vendosur thasë me rërë, duke punuar deri rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.
SITUATE DRAMATIKE SOT NE SHKODER DERI NE OREN 9:00

Situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4698 ha. Qeveria nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1550 ha 
Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave :46 në fshatin Shirq, 21 në Mushan, në fshatin Belaj 21, në fshatin Darragjat 50, në fshatin Samrisht të Vjetër 17, në fshatin Suka 18, në fshatin Samrisht i Ri 16 banesa, në Rrushkull 18 banesa, Pentar 26 banesa.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. 
Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha 
Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave : 150 ne Obot, 40 ne Gorice. Në 10 banesa në Muriqan ka hyre uji brenda, 12 ne Obot dhe 4 ne Lagjen Gallube.
Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .
Janë të rrethuara nga uji 60 shtepi ne fshatinTrush, 15 Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 1 në Berdice e Mesme. 
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 375 Ha tokë :
Janë të rrethuara nga uji 28 shtëpi. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.
Qyteti Shkodër: 
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre
Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. 
Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç.
Sigal