Formularin A1. Ja çfarë duhet të dinë maturantët për lëndët me zgjedhje

516
Sigal

Aplikimi për formularin A1 për rreth 40 mijë maturantë do të fillojë nga dita e shtunë, për të përfunduar më 5 prill në të gjithë territorin. Por duke marrë shkas nga zhurma dhe pakënaqësitë e një viti më parë, maturantët këtë vit kanë mundësi të informohen lidhur me gjithë procesin e përzgjedhjeve të lëndëve me zgjedhje, si një element kuç për konkurrimin për në universitet. Mësuesit thonë këtë vit informacioni vit ka qenë më i madh duke korrigjuar disa nga gabimet e shkuara dhe krijuar një pasqyrë më të qartë për ta.
Por ajo që duhet të kenë kujdes maturantët është pikërisht universitetin që zgjedhin, pasi kriteret janë të ndryshme për degë të njëjta në universitete të ndryshme. Por maturantët përmes portalit U-Albania kanë mundësi të bëjnë edhe pyetje ndaj paqartësive që mund të hasin.
Luiza Mustafaj:
“Pasi zgjedh universitetin, duhet pasur kujdes pasi ndryshojnë degët dhe kriteret nga një universitet në tjetrin, dhe të renditen të gjitha degët, klikon degën që do të dalin të dhënat e nevojshme, që nëse nuk i gjen, ke mundësi të bësh pyetje në faqe”.
Drejtuesit e shkollave nisur nga problematika e hasur një vit më parë kanë edhe një kërkesë drejtuar universiteteve për të mos pasur penalitete ndaj maturantëve.
Luiza Mustafaj:
“Këtë vit presim, ka një kërkesë të bërë ndaj universiteteve dhe mirë do të ishte që të kishte proces çregjistrimi dhe në fazën e dyte të zgjedhin degët preferenciale”.