Formulari i vetëdeklarimit, DAP shton sportelet dhe zgjat oraret

174
Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më datë 29 prill 2016, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit; 
– 100 deputetë nga 140
– 11 ministra nga 20
– 34 kryetarë bashkie nga 61
– 1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595
Aktualisht nga 1836 funksionarë, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve që ende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin. 
Për t’ju ardhur në ndihmuar funksionarët të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e Hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016. Të gjithë ato subjekte që ende nuk e kanë dorëzuar formularin, mund ta dorëzojnë edhe ditën e Hënë, në datën 2, pasi KQZ do të jetë hapur. 
Formulari i vetëdeklarimit ndodhet ne faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, www.cec.org.al dhe është i aksesueshëm për të gjithë.