Forcat speciale “blindojnë” Drejtorinë e Policisë Tiranë, momenti i mbërritjes së grabitësve të arrestuar

494
Automjete të blinduara, efektivë me veshje dhe armë të rënda. Kjo ka qenë pamja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e sotme, kur me pranga në duar janë futur brenda ndërtesës dy nga personat e arrestuar si autorë të grabitjes së 9 shkurtit 2017 por edhe të 3 dhjetorit 2015.
Policia ka krijuar një kordon sigurie përreth Policisë së Tiranës duke mos lejuar as gazetarët apo kamerat të afrohen duke shmangur çdo rrezik të mundshëm për sigurinë e të arrestuarve.
Sigal