Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipërmarrjeve, 20 vjet në Shqipëri

554
Gjatë 20 vjetëve të punës në Shqipëri, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve ka investuar në një rrjet të gjerë ndërmarrjesh private.
Fondi u çel me 30 milionë dollarë në 1995, i tejkaloi ato të 200 milionë dollarët, kreu 77 investime në 40 shoqëri duke krijuar më shumë se 7 mijë vende pune dhe ka krijuar mbi 2 miliardë dollarë, që mbështetën prodhimin e brendshëm të Shqipërisë.
20 vjetori i Fondit Shqiptar te Ndermarrjeve
“Jam i sigurt që askush nuk ka dyshim që ne të gjithë e duam Fondin Shqiptaro-Amerikan dhe të gjithë ju për gjithë sa keni bërë” – tha kryeministri i Shqipërisë, Zoti Edi Rama, në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Fondit.
Në të morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, dhe ku u mblodhën për herë të parë së bashku të gjithë ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Shqipërisë.
Të njëjtat vlerësime drejtuesit e Fondit morën edhe kryetari i PD Lulzim Basha vlerësime për angazhimin e gjerë në dobi të ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare.
Zoti Basha shprehu mirënjohje për ndihmën që ka dhënë Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve në nxitjen e sektorit privat, në financimin e projekteve të rëndësishme të cilat kanë zhvilluar ekonominë shqiptare, në punësimin, rritjen dhe zhvillimin e tregut të punës.
“Ne u pritëm në Shqipëri 20 vit më parë me krahë të hapur, nga çdo qeveri, opozitë dhe mbi të gjitha populli shqiptar. – tha kryetari i bordit të Fondit, Michael Granoff në ceremoni, – Ne mund të bëjmë zhvillim dhe përgjegjësia jonë për të ardhmen është shumë më e rëndësishme”.
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ambasadori Donald Lu, tha se vlerësonte vizionin e një grupi njerëzish në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, të cilët 20 vite më parë bënë një investim të vogël, që do të niste transformimin e Shqipërisë. 20 vite më pas ai investim i vogël po vazhdon të rritet dhe të lulëzojë në Shqipëri”.
Ambasadori Lu lexoi edhe një përshëndetje nga Presidenti Obama enkas për 20 vjetorit të krijimit të Fondit Shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve.
Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ish presidenti Bill Klinton dërguan përshëndetje të veçanta me video, duke vlerësuar punën e fondit.
Fondi shqiptaro-amerikan i Ndërmarrjeve po i ndihmon bizneset shqiptare të marrin njohuri dhe veprime moderne dhe propozon ndryshime në politikat qeveritare, që të përmirësohet klima e biznesit.
Në investimet e veta Fondi trajnon punonjësit sipas praktikave më të mira të biznesit, si dhe ka ngritur standartet e raportimit financiar.
Rritja e aftësive menaxhuese dhe personelit profesional janë pjesë e punës së Fondit krahas planifikimit strategjik për institucionet shqiptare.

Marrë nga VOA
Sigal