Fondi për dëmshpërblimet e familjeve të prekura nga fatkeqësitë

543
Sigal

Ministria e
Punëve të Brendshme njofton se fondi prej 450 milion lekësh i miratuar për
qeveria për dëmshpërblimin e 2.498 familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar
nga fatkeqësi të ndryshme në vite, i ka kaluar për shpërndarje njësive vendore.

Për shkak të
kohës së shkurtër, deri në mbylljen e vitit buxhetor, njësitë e qeverisjes
vendore duhet të marrin masa urgjente për njoftimin e familjeve përfituese dhe
kryerjen e pagesave, deri në datë 30
Dhjetor 2016
.

MPB rikujton se
çdo kryefamiljar duhet të ketë të çelur një llogari bankare në një bankë të
nivelit të dytë, në të cilët njësia vendore derdh shumën e dëmshpërblimit.