Fondet për përfundimin e punimeve për rrugën Tiranë-Elbasan, janë të plota

452
Sigal

Mbledhje e Komisionit të Ekonomi-Financave, datë 2
dhjetor 2014, ja fjala e mbylljes mbajtur nga kryetari Erjon Braçe

“… Për ta mbyllur këtë çështje të parë, dua të sqaroj edhe një herë për
shkak të atij keqkuptimi që është amplifikuar dje nga një komision, pastaj në
media e me radhë. E para, punimet civile apo fondi i punimeve civile është ulur
për shkak të procesit të tenderimit, pra të garës së kryer e të tenderuar në
një periudhë komplet tjetër dhe në njërin prej segmenteve, atë të tunelit edhe
për shkak të çmimeve të referencës që ishin marrë parasysh nga tuneli i rrugës
Rrëshen Kalimash, shumë i shtrenjtë dhe natyrisht me çmime të vëna në dyshim
edhe nga organet kompetente kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk
cenohen në asnjë moment me asnjë qindarkë punimet civile në rrugën
Tiranë-Elbasan. E dyta, vlera e mbetur prej 301 milionësh është e plotë dhe
mjaftueshme për të kryer të gjitha punimet civile dhe për të përfunduar, sipas
projektit dhe me cilësi, rrugën Tiranë-Elbasan. E treta, vlera e konsulencës
prej 450 mijë dollarësh që i shtohet vjen si rezultat i projektit me gabime, të
realizuar në një kohë tjetër dhe që ka sjell koston shtesë, pikërisht për shkak
të atij projekti të realizuar gabim. Këto janë tri elementet kryesore, pra nga
plani financiar prej 400 milionësh për shkak të tenderimit, është zbritur në
një plan financiar me 300 milionë dhe pikërisht për këtë arsye rregullohet edhe
marrëveshja e huas që ne kemi përpara. Edhe një herë rruga e ka fondin të
mjaftueshëm dhe të pacenueshëm për t’u ndërtuar me cilësi, në kohë për shkak të
atyre problematika që u thanë këtu dhe natyrisht, pa cënuar asnjë nga
standardet e përcaktuara në projekt, që të jemi të qartë dhe të mos krijojmë
panik të kotë”.