“Fluturon” Agjencia e Informacionit: 10 milionë për udhëtime jashtë shtetit

520
Sigal

Vazhdon “dora e rëndë” e prokurimeve në institucionet më të larta shtetërore, një dukuri kjo e denoncuar shpesh nga shumë media dhe sidomos nga e përditshmja “Telegraf”. Në numrin e fundit të Buletinit të Prokurimeve Publike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur tenderin me fondin limit 1’000’000 (një milion) lekë pa TVSh nga fondet e Buxhetit të Shtetit. Për hir të së vërtetës duhet thënë se këtë fenomen shqetësues të të gjitha ministrive aktuale dhe të institucioneve në varësi të tyre e kanë konstatuar edhe ekspertët e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por në asnjë rast nga organet e hetimit nuk është vënë përpara ligjit asnjë zyrtar i lartë.

Njoftimi i plotë në Buletinin e Prokurimeve Publike

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
1. Autoriteti kontraktor, adresa, nr.tel: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
“Rruga Papa Gjon Pali II”, Nr.3, Tiranë. Tel +355 (0) 4. 2277750; Fax. +355 (0) 4. 2277764.
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Marrëveshje Kuadër “Kërkesë për propozim” Elektronike.
3. Objekti i prokurimit: “Bileta për udhëtime jashtë shtetit”.
4. Fondi limit: 1’000’000(një milion) lekë pa TVSh nga fondet e Buxhetit të Shtetit.
5. Afati kohor për ekzekutimin: deri në datë 31.12.2016.
6. Data e zhvillimit të tenderit: data: 06.06.2016, ora 11:00, Prokurim elektronik në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, https://www.app.gov.al.
7. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve, data: 06.06.2015 ora 11:00, Prokurim elektronik në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, https://www.app.gov.al.