Flutura Açka: Deklarata që zgjojnë nga hutimi armiqtë

849
Shkrimtarja Flutura Açka kundërshtoi idenë e kryeministrit Rama për një president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. “Liderit tonë, dhe kujtdo lideri pseudonacionalist, u ka shtegtuar e drejta për deklarata të tilla, sepse ato në vend që ta ndihmojnë Kosovën këto ditë, mund t’i zgjojnë nga hutimi armiqtë e saj dhe ta keqpërdorin kundër nesh këtë deklaratë të parakohshme, në mos të rrezikshme, të liderit tonë të madh. Dhe nuk më duket aspak çudi që deklarata ndodh në të njëjtën kohë kur Cipras deklaron në Greqi se i ka dhënë viston ministrit të tij të Jashtëm të përmbyllë dhe ta vulosë marrëveshjen e detit me Shqipërinë (edhe të tjerat që nuk iu bënë kurrë transparente kombit), sepse piketat janë vënë dhe dollia e shqymjes së re shqiptare, është ngritur”, u shpreh Açka.
Sigal